Disa prej planeve që Kosova kishte bërë gati t’i kërkonte ndihmë BE-së nuk ka gjasa të realizohen.
Kjo për faktin se qeveritë e disa vendeve të rajonit nuk kanë pranuar të hyjnë në investime.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se Shqipëria nuk ka pranuar ndërtim të hekurudhës me Kosovën, ndërsa Mali i Zi ka hequr dorë nga rregullimi i rrugës që lidh dy vendet, raporton KTV.
Ai ka bërë të ditur se 1 miliardëshi i cekur nga komisari Johannes Khan do të vlejë vetëm për të mbështetur ato projekte ku dy qeveritë marrin vendime për financimin e tyre.
Ndërkaq për realizimin e projekteve brenda territorit të Kosovës nuk ka probleme, pasi që për një pjesë të madhe të tyre janë duke u kryer studimet e fizibilitetit nga BERZH-i.
Nga ana tjetër, Ibrahim Rexhepi nga Instituti STRAS, ka thënë se është e qartë se BE-ja nuk mund t’i financojë projektet milionëshe, por ajo mund të ndihmojë në fuqizimin e bashkëpunimit mes ministrive.
Këto ide priten të diskutohen edhe në takimin e ardhshëm që do të mbahet në Vjenë, ku qeveritë pritet të marrin vendimet përfundimtare, pastaj dokumenti me propozime do të dërgohet në Bruksel, ku do të vendoset për nivelin e mbështetjes për realizimin e tyre./arbresh.info/
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...