India i ka regjistruar 83,809 raste të reja të koronavirusit të dielën, që është numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 4.93 milionë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,054 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në mbi 80,000 persona.
India ndodhet e dyta në botë për numrin më të lartë të personave të infektuar, ndërsa në vendin e parë vazhdojnë të mbeten Shtetet e Bashkuara.
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar