Federata Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot pas përpjekjeve të vazhdueshme i është drejtuar edhe njëherë Kryeministrit të vendit me kërkesën urgjente për plotësim/ndryshim të vendimit me nr. 05/18 të datës 29.07.2020.
Përmes një njoftimi për media kjo federatë ka bërë të ditur se kanë kërkuar që të sqarohet diskriminimi që ju është bërë sipas tyre punëtoreve shëndetësor në shtesat në kohen e pandemisë.
Njoftimi i plotë:
Federata Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot pas përpjekjeve të vazhdueshme i është drejtuar edhe njëherë Kryeministrit të vendit me kërkesën urgjente për plotësim/ndryshim të vendimit me nr. 05/18 të datës 29.07.2020.
Po kësaj rradhe FSSHK i është adresuar edhe krerëve të partive politike që përbëjnë koalicionin qeverisës Z. Ramush Haradinaj-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Z. Fatmir Limaj-Nisma Social Demokrate, duke ia sqaruar situatën e krijuar, diskriminimin, demotivimin e të punësuarve në institucione publike shëndetësore me Vendimin e Qeverisë për shtesat mbi pagë prej 300.00 euro duke bërë selektim të përfituesve të kësaj shtese e si për pasojë me mijëra punëtorë nuk i kanë marr shtesat.
Prandaj kemi kërkuar nga krerët e koalcionit që të ndikojnë tek Kryeministrin Z. Hoti që urgjentisht të bëjë plotësim ndryshimin e Vendimit duke i paraparë në pagesën shtesë të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore publike.
Nëse përfundimisht nuk do të ndryshojë gjendja në favor të punësuarve në institucione shëndetësore atëherë jemi të detyruar të ndërmarrim veprime sindikale deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme dhe humane.
Duke e ditur që sot pikërisht mbushen 6 muaj nga fillimi i luftës kundër kësaj Pandemie, e ku punëtorët shëndetëor dhe stafi mbështetës ka punuar pa pushim dhe poashtu kemi pasur numër të konsiderueshëm të infektuarve dhe të vdekurve konsiderojmë se sjellja e Qeverisë ndaj këtyre të të ashtuquajturve heronjë është totalisht jo serioze./arbresh.info/
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...