“480 mijë nxënës në të gjithë vendin kanë filluar sot vitin e ri shkollor 2020-2021, një vit i pazakontë për shkak të Covid 19. Por ajo që vihet re jashtë ambienteve të shkollës, janë grumbuj prindërish bashkë me fëmijët e tyre. Në shumicën e rasteve ata shkelin protokollet e vendosura nga minIstria e Shëndetësisë për vendosjen e maskës dhe ruajtjen e distancës”.
Ky grumbullim është jashtë çdo rregulli. Të paktë ishin prindërit që mbajtën maska. Këto pamje u përkasin shkollave 9-vjeçare edhe në ato të mesme në Tiranë.
Edhe nëpër rrethe, situata ishte e njëjtë. Por edhe në ambientet brenda klasës, maska nuk mbahet si duhet. Edhe pse të gëzuar për fillimin e vitit tëri shkollor, nxënësit nuk e fshehin frikën nga virusi.
Në hyrje të shkollave janë vendosur dezinfektues për këpucët, duart si dhe dy persona që masin temperaturën e nxënësve. Por numri i mësuesve është i paktë në raport me çfarë duhet të bëjnë ata sipas protokollit të sigurisë të miratuar për hapjen e shkollave.
Në të gjithë vendin janë 1760 shkolla, ku 1100 shkolla do të zhvillojnë mësim me një turn, ndërsa 480 të tjera me dy turne. Përveç 30 mijë mësuesve që janë angazhuar për procesin mësimor, në dispozicion janë edhe 1 mijë mësues të tjerë të cilët do të angazhohen në rast infeksionesh tek personeli./Tv Klan/
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...