Anëtarët e Komisionit për Çështje Zgjedhore dhe Emërime pritet që sot të mbajnë seancë, në të cilën do të votojnë për përbërjen e komisioneve paralamentare.
Kryetari i këtij komisioni Kostadin Kostadinov, ka konfirmuar se partitë parlamentare kanë arritur marrëveshje për atë se kush do të udhëheq me komisionet. Më pas përbërjet e komisioneve do të duhet të votohen në seancë plenare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetët e LSDM-së do të udhëheqin me tetë komisione, po ashtu edhe ata të OBRM-PDUKM-së, BDI me tre komisione, Aleanca dhe Alternativa me dy komisione, ndërsa Lëvizja Besa me një.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot do të mbajë takim me gazetarët, pas rizgjedhjes së tij, ku më pas pritet të mësohet kur do të thirret seanca për votimin për përbërjen e komisioneve.
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...