Feronikeli ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Viktor Kuka, nga skuadra e Ferizaj-it.
Viktor-i njihet për duelet fizike, ndërsa më herët ishte pjesë e Prishtinës dhe Dritës, me këta të fundit u shpall kampion në vitin 2018, shkruan portali arbresh.info.
Kuka ka thënë për faqen zyrtare të Feronikeli-t se është i lumtur për këtë sfidë të re.
““Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klub i cili ka ambicje të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas”, theksoi ai.
FC Feronikeli gjithashtu ka paralajmëruar edhe disa prezantime të tjera./arbresh.info.
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...
Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: ...