Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për të ardhmen e koalicionit qeverisës që ai udhëheq, pas paralajmërimeve se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është afër ndarjes nga partnerët.
Hoti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se nuk pret që partia e Ramush Haradinajt të braktisë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Nuk besoj se do të largohen nga koalicioni”, është shprehur ai.
Hoti ka folur edhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të ardhshëm të vendit.
“Presidenti s’është pjesë e marrëveshjes së koalicionit”, ka treguar Hoti.
Sipas Hotit, Haradinaj “ka bërë gabim” që ka shpallur kandidaturën për president.
“Nuk është koha për zgjedhjen e presidentit. Zyra e presidentit nuk është zbrazët”, ka thënë ai.
“Kandidaturat shpallen vetëm në Kuvend, dhe jo nga zyrat e partive politike”, ka deklaruar ai.
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...
Miratohet rialokimi i mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë ...
SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej...
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...