Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimin mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
“Kjo marrëveshje duhej të arrihej në qershor. Presim që të shkojmë më një marrëveshje që sjellë tek njohja reciproke. Takimi u organizua për mbledhje ekonomike. Na treguan se do të ketë edhe elemente politike nga marrëveshja”, tha Hoti në emisionin Pressing.
“Në pikën 10 është folur për njohje të minoriteteve, njohje reciproke e kështu. Jo eksplicit për njohje reciproke të shteteve. Ka pasur një draft fillestar, e që më pas është rregulluar pak. Kemi qenë kundër minishengenit, kemi kërkuar që ajo të largohet, por na thanë që është kërkesë e presidentit Trump. E kemi pranuar. Do të kemi takime me shtetet që janë pajtuar të jenë pjesë e kësaj iniciative. Do të trajtohemi barabartë ose nuk futemi”, shtoi ai.
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...