Dy kamionë dhe dy vetura u përplasën afër zonës së pushimit në Jeçevo në autostradën A3 në Kroaci.
Kamionët janë në flakë dhe policia e ambulanca janë në vendin e ngjarjes. Sipas informacionit të fundit, të paktën dy persona kanë vdekur.
Autoritetet kroate thanë se rasti ka ndodhur rreth orës 16.00 dhe se për momentin nuk dihen shkaqet.
Për shkak të sigurisë së pjesëmarrësve të tjerë të trafikut, trafiku nga dalja Rugvica në drejtimin lindor dhe nga dalja Ivaniq Grad në drejtimin perëndimor është i mbyllur, trafiku anashkalohet në rrugët lokale.

Policia ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar dhe se një hetim i plotë do të kryhet posa të plotësohen kushtet.
Mediat kroate raportojnë se një kamion me shenjat e ndërmarrjes turke Karakus ishte i përfshirë në aksident.
Trafiku është bllokuar në të dy drejtimet dhe janë krijuar kolona të gjata deri në dy kilometra.

Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...