Një shpërthim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës në rrugën “C” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 03:30, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 03:30, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë. Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit”, tha Ahmeti./arbresh.info/
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...