Në Bruksel sot është zhvilluar takimi në nivelin e lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Pas këtij takimi, Bashkimi Evropian ka lëshuar një deklaratë të përbashkët të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë deklaratë thuhet se të dyja vendet u zotuan se do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar përafrimin e mëtejshëm me BE-në, në përputhje me detyrimet përkatëse, transmeton Arbresh.info.
“Në këtë drejtim, dokumentet e nënshkruara së fundmi në Uashington, DC, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme lidhur me dialogun të ndërmarra nga të dy palët, mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në deklaratë.
Takimi i 7 shtatorit në Bruksel vjen pasi më 4 shtator, Kosova dhe Serbia, në Shtëpinë e Bardhë arritën marrëveshje për normalizimin ekonomik. Marrëveshja, u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Para takimit të sotëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për çështje të Ballkanit, Matthew Palmer.
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës