Milot Rashica është larguar nga fusha mbrëmë mes dhimbjeve.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, menjëherë pas ndeshjes me Moldavinë, ku ‘Dardanët’ barazuan 1-1, duke e marrë vetëm një pikë në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.
Challandes shpreson që lëndimi nuk është serioz.
“Rashica ka pësuar një lëndim të vogël, por nuk duket që është serioz. Nuk mund ta di sigurt, nuk jam mjek. Ai pësoi lëndim në një situatë të ndeshjes”, deklaroi Challandes.
“Pas lëndimit, ne duhej ta zëvendësonim atë për të mos rrezikuar me gjendjen e tij”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë