Dashamirësit e kafesë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të cirrozës së mëlçisë të shkaktuar nga alkooli, e cila vret 300,000 njerëz në të gjithë botën çdo vit.
Një studim i kryer nga Instituti Centenary i Universitetit të Sidneit zbuloi se pirja e kafesë ndihmoi ata që janë me peshë të shëndetshme por pinë shumë pije alkoolike, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Qëllimi i studimit ishte të identifikojë rreziqet që lidhen me cirrozën tek konsumuesit kronik të alkoolit dhe të fitojë njohuri për mënyrat për të ndihmuar në parandalimin ose zvogëlimin e cirrozës tek njerëzit, pirja e të cilave i vë ata në rrezik.
Autori kryesor i studimit, i cili u botua në revistën shkencore American Journal of Gastroenterology, zbuloi se konsumuesit e kafesë kishin më pak të ngjarë të preken nga sëmundja.
Dr John Whitfield tha se studimi gjeti prova se një rrezik në rritje i zhvillimit të cirozës së shkaktuar nga alkooli mund të trashëgohet, veçanërisht nga baballarët. /Arbresh.info/
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare