Instituti gjerman për Sëmundje Infektive, Robert Koch, ka shtuar disa vende të reja në listen e kuqe, e cila përbën rrezik epidemiologjik.
Gjermania ka paralajëmruar qytetarët e saj që mos udhëtojnë drejt Kroacisë, Britanisë së Madhe, Austrisë, Sllovenisë dhe Qipros, transmeton portali arbresh.info
Ata që kthehen nga zonat me rrezik të lartë duhet të testohen për virusin korona dhe të qëndrojnë në vet-izolim derisa të marrin një rezultat të testit.
Paralajmërimi nuk ndalon udhëtimin në ato zona, por sugjeron që udhëtarët të rishikojnë planet e tyre dhe u lejon atyre të anulojnë udhëtimet pa ndonjë kosto shtesë.
Gjermania deklaron vendet ose rajonet si zona me rrezik të lartë ku 50 ose më shumë raste të infeksionit për 100,000 banorë janë regjistruar në shtatë ditë./arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...