Më shumë se 400 emigrantë kanë kapërcyer kanalin anglez me anije të vogla – një rekord ky për një ditë të vetme.
Forca Kufitare ka kapur 409 persona, përfshirë fëmijë të vegjël, në bordin e 27 anijeve, ndërsa të tjera anije po kontrollohen.
Disa nga emigrantët mbanin fëmijë shumë të vegjël për të ecur.
Kryeministri Boris Johnson më herët të mërkurën tha se Mbretëria e Bashkuar ishte bërë “një shënjestër dhe një magnet për ata që do të shfrytëzonin njerëzit e pambrojtur në këtë mënyrë”.
Në një episod tjetër, 53 njerëz u shpëtuan nga autoritetet franceze pasi u gjetën në vështirësi para se të arrinin ujërat britanike.
Rreth 145 njerëz kishin kapërcyer kanalin me 18 anije të vogla të martën.
Deti i trazuar nga Stuhia Françesk i bëri të pamundura kalimet në fund të gushtit, por kushtet janë përmirësuar në dy ditët e para të shtatorit.
Duke folur në Commons, kryeministrit Johnson tha: “Unë kam një simpati të madhe për ata që janë të dëshpëruar dhe vendosin fëmijët e tyre në gomone për të kaluar kanalin. Por unë duhet të them atyre që gjithçka ata po bëjnë është se po bien pre e bandave kriminale dhe po shkelin ligjin. Kalime të tilla minojnë pretendimet legjitime të të tjerëve që kërkojnë azil në këtë vend”.


Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”
Kapet në Mal të Zi, 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqip...
ShBA pezullon lotarinë amerikane
BE shtyn marrëveshjen tregtare me Mercosur mes protestave të...
Sonte, nata e yjeve për basketbollin e Kosovës
Durmishi: 85% e punimeve të rrugës Prishtinë – Podujevë kanë...