Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj i është përgjigjur Lutfi Hazirit për çështjen e ndryshimit të kufijve.
Nitaj në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se deklarata e Hazirit për kufijtë në kohën e tanishme është tërësisht e gabuar.
“Kam respekt për Hazirin por ka bërë një deklaratë tërësisht të gabuar në kontekstin kohorë kur po e thotë. Zoti Haziri duhet të presë që Serbia duhet ta njeh Kosovën në kufijtë aktual. Në momentin kur Kosova dhe Serbia njihen në kufijtë ekzistues, i them zotit Haziri hajde po i hapim letrat dhe po i nxjerrim konopët dhe nëse u përgjigjet palëve të Kosovës dhe Serbisë po bëjmë shkëmbim konop për konop”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Të thuash tani që Kosova nuk humb nëse e jep Leposaviqin dhe 17 fshatra është të mos e kuptosh peshën e çështjes dhe temës. Do të thotë të mos e kuptosh sensitivitetin e hapjes së temës së ndryshimit të kufijve në fazën finale ku ne presim të njihemi nga Serbia. Besoj se kjo do ta kthente gjithë procesin në fillim”, shtoi nënkryetari i AAK-së.
Nitaj thotë se tema e ndryshimit të kufijve tashmë është e vdekur por thotë se nuk e kupton Lutfi Hazirin pse e kthen ende në diskursin publik.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...