Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura në provincën Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i agjencisë për menaxhimin e katastrofave të provincës Khyber Pakhtunkhwa, Teimur Khan tha se për shkak të reshjeve veçanërisht në luginën Swat kanë ndodhur rrëshqitje të tokës që ka bllokuar rrugët ndërsa janë evakuuar dhjetëra turistë nga rajoni.
Në rajon janë dëmtuar shumë shtëpi ndërsa kanë humbur jetën 15 persona.
Shirat mosun në muajin gusht në vend shkaktuan vdekjen e 63 personave brenda 6 ditëve.
Gjithashtu edhe në Karaçi humbën jetën 47 persona në shirat që filluan më 23 gusht.
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025