Kreu i komunës së Prizrenit dhe anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se nuk ka ndonjë informacion se ka pasur bisedime ndërmjet Vetëvendosjes dhe AAK-së rreth çështjes së shkuarjes në zgjedhje.
Megjithatë, ai ka insistuar se nga Vetëvendosje duan me çdo kusht që të ketë zgjedhje të reja, transmeton KOHA.
“S’jam i informuar lidhur me AAK-në. Nuk është diskutuar në Kryesi apo organet e tjera të Vetëvendosjes. Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, pa marrë parasysh çështjet që lidhen me presidentin. Pasi Kosova meriton një qeveri që e lidhur me votën e jo me pazaret. Nëse paraqitet mbështetja e partive të tjera duhet të votohet mocioni i mosbesimit. Pas 20 viteve duhet të kemi një Qeveri që bazohet në vullnetin qytetar, prandaj me çdo kusht duam zgjedhje të reja”, ka thënë Haskuka.
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...