Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Veton Zuka ka treguar për kërkesat e tyre në prag të fillimit të vjeshtës.
Zuka për RTV Dukagjinin ka thënë se nëse lokalet nuk do të lejohen të punojnë edhe në ambiente të brendshme kur ftohen temperaturat do të ketë mbyllje masive të lokaleve.
Ai thotë se kanë pasur takime konstruktive me ministrin Zemaj por thotë se deri tani nuk ka ndonjë vendim shpresë dhënës nga shteti.
“Lëvizja e vetme pozitive deri tash ka qenë nga Komuna e Prishtinës që na ka liruar nga pagesa e shfrytëzimit të hapësirave publike”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës thotë se kërkesat e tyre janë për mbijetesë e jo për të pasur fitime më shumë se në kohë normale.
Zuka ka thënë se nga informatat që kanë nga terreni shumë punëtorë në gastronomi kanë mbetur pa punë ndërsa sipas tij bizneset kanë filluar t’i shesin inventarët në mënyrë që t’i kryejnë obligimet bankare.
Ai thotë se nëse nuk ka lëvizje nga qeveria për të zgjatur orarin e punës së bizneseve do të dalin në protesta.
“Është zgjidhja e fundit për të cilën shpresojmë se nuk do të kemi nevojë”, tha ndër të tjera Veton Zuka.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...