Spitali i përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se një punonjës i këtij institucioni shëndetësor ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit me koronavirus.
Muhamedi Rizvanolli (63) ishte shofer në Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë për gati 40 vjet dhe që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës, deri në ditën kur rezultoi pozitiv me COVID-19.
Menaxhmenti, kolegët, gjithë stafi i spitalit me këtë rast ngushëllojnë familjen Rizvanolli, duke thënë se do ta kujtojnë gjithmonë për urtësinë tij, si një mik i shkëlqyeshëm dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit