Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 1.500 raste të reja, ndërsa janë shëruar mbi 1.000 pacientë.
Në Turqi janë kryer 110.102 teste për koronavirusin e ri gjatë 24 orëve të fundit, një numr rekord, tha sot ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
“Sot kemi arritur numrin më të lartë të testeve ditore. Më shumë se 110.000 teste u kryen dhe 1.587 pacientë të rinj u identifikuan. Shprehim pikëllim për humbjen e jetëve”, shkroi Koca në Twitter.
Numri i të shëruarve u rrit për 1.087 për të arritur në 244.926, ndërsa 44 njerëz të tjerë vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.370, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Të dhënat thonë se 7,5 për qind e pacientëve me COVID-19 në Turqi vuajnë nga pneumonia, ndërsa numri i pacientëve në gjendje kritike u rrit në 961./AA/
Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë në vend
Haxhiu kujton masakrën në Lagje të Re dhe në Rakoc: Sakrific...
Sërish ngrihet çmimi i naftës në Kosovë, sot dy centë më sht...
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...