Lazio nuk është e vetme në garën për Vedat Muriqin.
Për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, interesim është duke shprehur edhe skuadra tjetër e njohur nga Serie A, Fiorentina.
Mediet në Turqi raportojnë se Lazio, që është në garë për Muriqin që një kohë të gjatë, ka mbetur e befasuar nga tentativa e Fiorentinës për 26 vjeçarin nga Prizreni, përcjell lajmi.net.
Lazio ka rreth një muaj që është në kontakte zyrtare me Fenerbahcen, dhe së fundi kanë paraqitur një ofertë deri në 18 milionë euro te skuadra turke.
Madje, thuhet se Claudio Lottito ka telefonuar Fiorentinën, duke përdorur një gjuhë të ashpër për përfshirjen në negociata për Muriqin.
Lazio mbetet e vendosur për transferimin e Muriqit, dhe në ditët në vazhdim pritet të mbyllet gjithçka.
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...