Dy persona dyshohet se kanë vjedhur sende në një dyqan në qytetin e Vlorës, si dhe disa materiale në një banesë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre dhe ka shpallur në kërkim personin tjetër.
Në njoftimin e policisë thuhet se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të tjera në qytetet dhe se policia po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.
Vlorë
Policia ka vënë në pranga një shtetas si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vjedhje në bashkëpunim.
Arrestohet shtetasi D. A., 31 vjeç dhe shpallet në kërkim shtetasi K. A., 30 vjeç, me banim në Vlorë.
Këta shtetas më bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në lagjen “Lef Sallata” Vlorë kanë vjedhur disa sende në një dyqan, si dhe disa materiale në një banesë.
Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të tjera në qytet për të cilat policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimim e plotë të tyre./tch
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...