“Gjatë 24 orëve të fundit, 132 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”. Kështu shkruan në rrjetin e saj social “Facebook” ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Bashkangjitur këtij postimi ministrja ka postuar një foto të bluzave të bardha që ndodhen në frontin e parë të betejës me Covid.
Pritet që Ministria e Shëndetësisë të japi shifrat më të fundit përsa i përket situatës epidemiologjike në vendin tonë.
Ndërkohë, kujtojmë se, në ditën e djeshme u regjistruan 156 raste dhe 3 humbje jete, si dhe 158 të shëruar si pasojë e Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon me apelin ndaj qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke respektuar masat e vendosura. Të ruhet distancimin fizik, të vendosen maskat detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, si dhe të kujdesemi për higjienën personale./tch/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...