Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sjelljes së tifo-grupit të SC Gjilanit, “Skifterët”.
Haradinaj këto paknaqësi i ka shprehur përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’, ku “Skifterët” pas ndeshjes Gjilan-APOEL dogjën flamurin e Greqisë, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Duke ju uruar sukses skuadrave tona sportive e po ashtu edhe tifozërisë sonë të mrekullueshme, nuk mund të mos e shpreh shqetësimin tim për dukuritë negative që nganjëherë ndodhin, e që nuk na bëjnë nder aspak. Populli shqiptar, ashtu siç dëshiron që të respektohen simbolet tona kombëtare, ashtu respekton edhe simbolet e popujve të tjerë. Djegia e flamurit grek, apo cilitdo flamur tjetër, nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve dhe besoj se ky do mbetet rast i izoluar dhe nuk do të përsëritet. Futbollistët tonë të shkëlqyer, i nderojmë me mbështjetje e përkrahje në shumë mënyra, por jo duke i ofenduar të tjerët.
RH /arbresh.info/
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë