Ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së, Vesna Damçevska-Ilievska mbrëmë është kërcënuar, për shkaqe që ajo thotë, se ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickovski.
Ajo kërcënuesin e ka paraqitur në polici ndërsa thotë se është një i ri që është nxitur nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së.
Ajo është pjesë e iniciativës për dorëheqjen e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski dhe organizimin e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë pas humbjes në zgjedhjet kuvendare në Maqedoni.
“Kërkesa për dorëheqje është akt demokratik. Por, dërgesa e objekteve kërcënuese para shtëpisë së një ish-deputetje vetëm se ka kërkuar përgjegjësi nga kryetari është e papranueshme. Sjelljet tinzare nuk mund të mbulojnë demokracinë në parti” thotë ish deputetja Vesna Damçevska-Ilievska.
Përndryshe, nga MPB-ja thonë se janë thirrë dy persona në bisedë informative që të fillojnë procedurat për kërcënim. /Telegrafi/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren