Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike që më parë ka dështuar të votohet në Kuvend do t’iu paraqitet përsëri deputetëve për votim pas pushimeve.
Por nga opozita thonë se nëse nuk bëhen ndryshimet e kërkuara ai projektligj nuk do të votohet.
Këshilltari për media në Zyrën e Kryeministrit, Xhavit Beqiri ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se ndër temat e para do të jetë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Megjithatë projektligji në fjalë përsëri ka rrezik të mos votohet nëse nuk ndryshohet nga opozita.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi thotë se propozimi i qeverisë duhet të jetë gjithëpërfshirës.
“Propozimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe duhet të mbulojë mangësitë dhe gabimet që kjo qeveri i ka bërë deri më tani me ekonominë e sidomos me sektorin privat. Pra vota e PDK-vë varet nga cilësia e propozimit që bënë Qeveria Hoti për rimëkëmbjen ekonomike”, deklaroi Avni Bytyqi.
Ndërsa deputeti i LVV-së, Hekuran Murati thotë se edhe ky projektligj tregon se qeveria nuk ka legjitimitet të qeverisë pasi sipas tij nuk i ka votat për të qeverisur.
Në seancën kur u hodh në votim Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, në sallë votuan vetëm 43 deputetë.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...