Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje thotë se partia e saj ende ka vija të kuqe me PDK-në.
“Nuk bëjmë koalicion me PDK-në”, thotë Haxhiu.
“VV-ja ka vija të kuqe me PDK-në deri atëherë kur kjo parti të reformohet”, është shprehur ajo në Kanal10.
Haxhiu ka shtuar se me PDK-në mund të bashkëpunohet vetëm në mbledhjen e nënshkrimeve për mocion ndaj Qeverisë Hoti.
Ndryshe, kjo deklaratë e haxhiut vjen një ditë pasi Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se mocioni për rrëzimin e qeverisë nuk është serioz.
Shoshi, po ashtu pati thënë se PDK nuk e ka nënshkruar as mocionin e kaluar që e ka ngritur LDK-ja dhe s’e ka qenë as atëherë për rrëzim, por as tani, mirëpo nëse VV arrin t’i bëjë 61 vota, atëherë PDK do t’i ndihmojë t’i bëjë 84 ./arbresh.info/
LEXO EDHE
Musliu-Shoshi: Po të mos ishte pandemia, PDK’ja do ta kërkonte e para rrëzimin e Qeverisë
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...