Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të kërkojë test dopingu para debatit me Joe Biden, sepse ka dyshime për shëndetin e kundërshtarit të tij demokrat.
Pa paraqitur dëshmi për atë pretendim, Trump tha në intervistë për “The Uashington Ekzemajner” se ishte intriguar nga përmirësimi i papritur i Bajdenit, 77 vjeç, në debatet e fushatës parazgjedhore të demokratëve.
Siç transmeton BBC, Trump shprehu befasi për suksesin e Bajdenit në debatin e fundit me Bernie Sanders në muajin mars.
“E pashë në debate me të gjithë ata njerëz. Nuk e di se si mund të ishte jokompetent, ndërsa kundër Bernie ishte në rregull”, tha Tramp.
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...