Me qëndrimin e Antonio Conte-s te Inter-i, PSG shihet si destanicioni i mundshëm për trajnerin Max Allegri.
Ish trajneri i Juventus-it, ishte kandidati i vetëm që të zëvendësojë Conte-n në “San Siro”, por ky i fundit i zgjodhi problemet dhe vazhdon me projektin, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, Allegri tani është favoriti për të qenë në stolin e PSG-së.

Trajneri momental i klubit francez Thomas Tuchel, ende se ka të sigurt postin, pavarësisht që fitoi tre trofe dhe arriti ta dërgojë skuadrën deri në finalen e Ligës së Kampionëve.
Drejtori sportiv i “Parisienëve”, Leonardo gjithashtu shihet si admirues i madh i Allegri-t dhe është duke shikuar mundësinë ta sjellë në “Parkun e Princave”.
Strategu italian tani është pa kontratë, ngase u shkarkua në vitin 2019, por vazhdoi të fitonte pagesën vjetore./arbresh.info.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...