Mbrojtësi i Napoli-t, Amir Rrahmani ka bërë me dije që nuk do ta këtë problem të adaptohet në mbrojtjen e skuadrës italiane.
Rrahmani gjatë janarit u bë lojtar i Napoli-t, vazhdoi në formë huazimi deri në fund të edicionit 2019-20, transmeton portali arbresh.info.
Kosovari tani është duke u përgatitur për sezonin e parë me Napoli-n, ndërsa ka folur në konferencë.
“Jam agresiv, i fortë në ajër por edhe në tokë, këto janë karakteristikat e mia. Kam luajtur shumë herë në titullar, edhe në Kombëtare me pëlqen të luaj aty”.
“Nuk do e kem problem të adaptohem në mbrojtjen e re”.

“Jam gjithmonë gati të ndihmojë skuadrën dhe trajnerin. Nuk kam shënuar shumë gola, ndërsa synojë të shënojë këtë edicion me Napoli-“, deklaroi ai.
Rrahmani gjithashtu zbuloi si pranoi ofertën e Napoli-t, duke konfirmuar se gjiganti italian kontaktoi agjentin.
“Ata kontaktuan agjentin dhe Napoli ishte zgjidhja ime e parë. Nga ai moment, nuk mendova për asgjë tjetër, isha i sigurt që doja të vija këtu”, përfundoi ai.
Rrahmani gjithashtu është i ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes për përballjet ndaj Moldavisë dhe Greqisë./arbresh.info.
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...