Tifozët e “Plisave” të Prishtinës janë përplasur me mjete të forta me tifozët e Torcidës, grupim i ardhur nga Mitrovica. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Neritan Nallbati, bën të ditur nga vendngjarja se “sherri ka nisur mes dy grupeve tifozësh të ardhur nga Kosova të cilët kanë debatuar se kush grup do të kalojë i pari në bulevard”.
Sakaq ka nisur debate me fjalë dhe më pas ka përfunduar me goditje mes dygrupeve më së shumti me shishe birre që tifozët mbanin në duar. Sherri mes tyre ka nisur tek rreth rrotullimi tek “1 Maji” ku nën himnin e këngës “Xhamadani vija vija”, tifozët po tentonin të hynin në bulevard.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e Policisë e cila ka bërë të mundur shoqërimin e 10 tifozëve nga të dyja grupet në komisariat, e më pas ka dërguar në spitalin kirurgjik 4 të dëmtuar kryesisht në kokë.
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri