Të premten Edi Rama do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special, ku në fokus të diskutimit do të jetë kriza politike në Bjellorusi.
Rama shkon në takim si drejtues i Presidencës së Shqipërisë në OSBE dhe si një ndër propozuesit e nisjes së një dialogu mes qeverisë së Lukashenkos dhe opozitës, kur OSBE të ketë rolin e ndërmjetësuesit.
Por pavarësisht letrave zyrtare të drejtuara nga Rama në adresë të Lukashenkos, ky i fundit deri më tani ka refuzuar të bisedojë apo krijojë kanale komunikimi.
Kujtojmë se BE ashtu dhe SHBA-të, kanë pranuar që OSBE-ja të ketë rolin e dialoguesit në lidhje me shtensionimin e situatës në Bjellorusi, atje ku prej ditësh tashmë protestat anti-qeveritare nuk kanë reshtur. Kujtojmë gjithashtu se BE-ja nuk i ka njohur zgjedhjet e fundit të mbajtura në Bjellorusi.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje