Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri tani në Komunën e Gjilanit janë infektuar me virus 773 persona, 31 prej tyre kanë humbur jetën kurse janë shëruar 564.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri ka bërë të ditur se të hospitalizuar janë 57 pacientë, ndërkohë që janë në pritje rezultatet edhe për 28 mostra.
“Nga 773 rastet në total që kanë rezultuar pozitivë brenda 5 muajve në Gjilan, janë shëruar 564, raste aktive janë 178, të hospitalizuar janë 57, 31 kanë vdekur dhe 28 mostra janë në pritje për rezultat. Ju lutem shumë, kujdesuni e mos u bëni për kujdes intensiv apo shtëpiak. Virusi të merr me vete”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Postimi i plotë:
Matoshi i drejtohet opozitës: Feriden s’pe dojnë, a di kush ...
Musliu: Kosova nuk ka nevojë për Feride që heshtin përballë ...
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të dety...
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...