Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një video-montazhi drejtuar qytetarëve të Kosovës, ka folur edhe për pandeminë Covid-19.
Thaçi, ka ngushëlluar gjithë ato familje që kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus, si dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.
Ai, thotë se ky virus përveç që ka sjellur shumë dhimbje dhe vuajtje, ka nxjerrë në pah edhe shpirtin sakrifikues të personelit mjekësor në vend.
“Dua tu përcjell ngushëllimet e mia dhe të familjes sime të gjitha familjeve të Kosovës, pa dallim gjuhe, e besimi, që kanë humbur të dashurit e tyre në ballafaqim me Covid-19. Ky virus i pabesë ka shkaktuar dhimbje e vuajtje kudo, por, edhe ka nxjerrë në pah shpirtin e sakrificës të mjekëve, infermierëve dhe personelit tonë mjekësor. Dua tu shpreh të gjithë atyre mirënjohje të madhe për gjithçka që po bëjnë në këtë kohë kaq sfiduese për shëndetin e qytetarëve tanë”, ka thënë Thaçi.
Ai, po ashtu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj këtij virusi.
“Ju lutem të gjithëve të mbroni vetën dhe të tjerët dhe të mos e nënvlerësoni rrezikun e madh të virusit Covid-19, për ju dhe familjen tuaj”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi gjatë kësaj video-montazhe ka falënderuar shtetin shqiptar që nuk ka vënë asnjë pengës në kufirin me Kosovën, përkundër rrezikut të pandemisë.
“Falënderoi qeverinë shqiptare, për mos pengimin e qytetarëve të Kosovës në kufirin Kosovë- Shqipëri . Këto dy shtete duhet të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin edhe në frontin e luftës kundër pandemisë”, u shpreh Thaci./arbresh.info
LEXO EDHE:
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaj...
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...