Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka një kërkesë për ekipin e dialogut duke kërkuar që “Kosova të shkojë me kërkesën e qartë për njohje”.
Vet fakti që Kosova është e ftuar në Washington sipas tij kjo “nuk është pak”.
“S’ka Washingtoni marrëveshje të keqe, ne mund të bëjmë gabime si Kosovë, si në të kaluarën, por s’kemi arsye të shqetësohemi nga Washingtoni” ka deklaruar Haradinaj për indeksonline.
Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku ka thënë se “nëse veç një ushtar i UÇK-së dënohet, shumë e dëmshme për Kosovën”.
Kujtojmë se Haradinaj nga partia e tij AAK është propozuar për president të ardhshëm të Kosovës.
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...