Kina do të fillojë prodhimin e një vaksine të mundshme kundër coronavirusit, e cila do të krijohet me qeliza të insekteve, thanë autoritetet lokale në qytetin jugperëndimor të Chengdus.
Sipas medieve të huaja, përveç kësaj të fundit, Kina po tenton të zhvillojë vaksina me kosto efektive për të frenuar pandeminë e COVID-19.
Përdorimi i qelizave të insekteve për rritjen e proteinave për sa i përket vaksinës potenciale kundër virusit, mund të shpejtojë prodhimin në shkallë të gjerë, deklaruan autoritetet të shtunën.
Vaksina e zhvilluar nga West China Hospital nga Universiteti i Sichuan, tashmë e ka marrë miratimin nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore për të hyrë në prova klinike, thuhet në njoftim.
Kur u testua tek majmunët, vaksina tregoi shenja pozitive për sa i përket parandalimit të infeksioneve nga SARS-CoV-2, madje nuk shfaqi edhe efekte anësore.
Shkencëtarët kinezë aktualisht janë duke punuar për të paktën tetë vaksina të tjera të mundshme të coronavirusit, të cilat kanë hyrë në faza të ndryshme testimi. /Telegrafi/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...