Një urdhër mbretëror u dha lidhur me “ndërprerjen e shërbimit të drejtorit të përgjithshëm të Gardës Kufitare, gjeneral-lejtnant Awwad Eid Al-Aradi Al-Balawi, duke e përcjell atë në pension”.
Autoritetet saudite njoftuan largimin e komandantit të rojeve kufitare dhe 5 zyrtarëve të lartë nga postet e tyre me akuzat për korrupsion.
Një urdhër mbretëror u dha lidhur me “ndërprerjen e shërbimit të drejtorit të përgjithshëm të Gardës Kufitare, gjeneral-lejtnant Awwad Eid Al-Aradi Al-Balawi, duke e përcjell atë në pension”.
Dekreti përfshin largimin e guvernatorëve të rajoneve Umluj dhe al-Wajh si dhe komandantët e Gardës Kufitare në të dy rajonet. Kreu i zonës al-Soudah po ashtu u shkarkua nga posti i tij.
Autoriteti saudit i Kontrollit të Antikorrupsionit heton zyrtarët për shkelje të tokave të përcaktuara për projektin e Detit të Kuq.
Projekti i Detit të Kuq, një nga projektet më të mëdha saudite, i shpallur në muajin korrik të vitit 2017 nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, mbulon një sipërfaqe prej rreth 34 mijë kilometra katrorë.
Zona përfshin mbi 90 ishuj natyrorë midis rajoneve Umluj dhe Al-Wajh në pjesën veriore të Arabisë Saudite.
Në vitin 2017, Autoriteti i Kontrollit të Antikorrupsionit trajtoi arrestimin e dhjetëra princave, biznesmenëve dhe figurave të pasura saudite, në atë që në atë kohë njihej si arrestimet Ritz-Carlton./aa/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...