Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të talentuar spanjoll Pedri.
Sulmuesi i talentuar spanjoll iu bashkua Barcelonës nga skuadra e Las Palmas, ndërsa katlunasit për transferimin e tij paguan 5,5 milionë euro.
17-vjeçari llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj në Spanjë, teksa Barcelona për të e fitoi garën me Bayern Munich, Atletico Madrid, Valencia e Manchester Cityn.
Lojtari tanimë është prezantuar nga presidenti Josep Maria Bartomeu, teksa ka thënë se të luajë për Barcelonën ka qenë ëndrra e tij.
“Kjo ka qenë një ëndërr e imja që kur kam qenë shumë i vogël. Barça është pjesë e familjes time”, ka deklaruar Pedri.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Barcelona do ta huazojë lojtarin në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë, por Pedri thotë se dëshiron të qëndrojë në Camp Nou.
“Dua të qëndrojë këtu dhe të kënaqem e të mësojë nga lojtarët më të mirë”, deklaroi Pedri në prezantim.
Pedri luan si sulmues anësorë, ndërsa sezonin e fundit me Las Palmas shënoi katër gola dhe bëri shtatë asistime. /Telegrafi/
? Pedri is now a Blaugrana! ?
?❤️ #PedriCuler pic.twitter.com/Dg2kFQNLN2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 20, 2020
Kurti organizon mbrëmje festive me qytetarët për fitoren e V...
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...