Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, e ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ku kanë diskutuar për një mori projektesh të rëndësishme në këtë komunë, raporton arbresh.info.
Ministri Abrashi tha se në Komunën e Fushë-Kosovës do të realizohen shumë projekte me rëndësi, që mundësojnë qasje më të lehtë në rrugë dhe po ashtu shkarkimin e qytetit nga numri i madh i veturave.
Ministri theksoi se të gjitha komunave po iu jepet prioritet në rregullimin e infrastrukturës.
“Në Komunën e Fushë-Kosovës kemi shumë projekte të rëndësishme që do të realizohen. Do ta ndërtojmë një rrugë të re që do ta lidh Fushë-Kosovën me Prishtinën, përgjat hekurudhës dhe zonës industriale, që do ta shkarkonte shumë këtë komunë nga trafiku i madh. Po ashtu planifikojmë ndërtimin e rrugës për në zonën industriale afër ‘Goleshit’ dhe përfundimin e rrugës për ‘Miradi’”, tha Abrashi.
Ndërsa, kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, vlerësoi angazhimin e Abrashit për ta rregulluar infrasturktiurën e kësaj komune, duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë me Ministrinë e Infrastrukturës në realizimin e projekteve. /arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...