Gjilani ka konfirmuar se një futbollist ka rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.
Në mënyrë që të mos shtyhet ndeshja, Gjilani e ka izoluar lojtarin së bashku me bashkëlojtarin tjetër që e kishte në dhomë, shkruan portali arbresh.info.
Gjilani gjithashtu ka konfirmuar se Instituti i Shëndetësisë së San Marinos ka kërkuar që ndeshja të mos zhvillohet, mirëpo mbetet të shihet vendimi i UEFA-s.
Njoftimi i plotë i Gjilanit:
Sport Club “Gjilani” ka marrë rezultatet e testimeve të ditës së djeshme dhe rezultatet e ardhura sot, në skuadrën tonë ka rezultuar një futbollist i prekur me Covid-19.
Instituti i shëndetësis së San Marinos, ka bërë thirrje që takimi i planifikuar sot të mos të zhvillohet, megjithëse klubi i ka marrë masat e duhura ku ka izoluar futbollistin i cili ka rezultuar pozitiv dhe gjithashtu edhe futbollistin tjetër i cili ka qëndruar me të në një dhomë.
https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.151514755434549/704028073516545/?type=3&theater
Duam të bëjmë të ditur se stafi administrativ i klubit po qëndron në kontakt të rregullt ata të Uefas dhe jemi në pritje të vendimit përfundimtar”, ka shkruar Gjilani në Facebook.
Gjilani sot (e enjte) do përballet me Tre Penne, kurse mbetet të shihet nëse UEFA do e anulojë ose ta shtyjë ndeshjen./arbresh.info.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit