Grupi Bellagraph Nova Group (BNG), ka pranuar se ishin duke provuar që të transferonin yllin e Juventus-it, Cristiano Ronaldo te Newcaslte United-i.
Sipas Daily Telegraph, kompania e sheikëve kanë ofruar rreth 280 milionë euro për blerjen e klubit anglez, transmeton portali arbresh.info.
Ata gjithashtu punësuan ish sulmuesit e Newcastle, Alan Shearer dhe Michael Chopra që të arrihet sa më parë marrëveshja.
Kompania përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar interesimin për Ronaldo-n, për të cilin kanë thënë se ishte i duhuri për të reprezentuar vlerat e klubit.
“Ndërsa kërkon të zgjerojë kufijtë tanë dhe të kemi përsosmëri, BNG është në kërkim të aventurave të rreja sportive që do na dërgojë në krijimin e sinergjive të reja me klube dhe lojtarë të ndryshëm si Cristiano, i cili është një përfaqësues i vërtetë i vlerës sonë”, ka shkruar BNG në Twitter.
https://twitter.com/BellagraphNova/status/1295024205248049157
Thuhet se BNG është në negociata të avancuara me presidentin momental të Newcastle, Mike Ashley.
Kompani që e ka bazën në Paris, gjithashtu ka premtuar se do bëjë kontribut masiv për të rindërtuar skuadrën.
Ronaldo momentalisht ka edhe dy vite kontratë, mirëpo e ardhmja mbetet në pikëpyetje shkaku i eliminimit në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin, një person i...
Shtatë turistë humbin jetën në Rusi, u mbytën pasi po lëvizn...
Elvis Rexhbeçaj i jashtëzakonshëm, shënon gol në fund për t’...