Komuna e Gjilanit nis sot fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila menaxhon me këtë projekt ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e dytë të nis sonte në ora 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdoj për tri ditë me radhë.
“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhët të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00”, thuhet në komunikatë.
Dezinsektimi fillon nga lagja “Zabeli”, përkatësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të dy anët e tij deri në qendër të qytetit, poashtu do të përfshihet lagja Reshat Ymeri, Dheu i Bardhë Dardania, Arbëria, Bregu i Djegur dhe tërë lagjet e tjera të qytetit.
Këtë vit janë të përfshira edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve sidomos rreth lumenjve të fshatrave Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Dobërcan, Përlepnicë, Livoqi i Epërm, Livoqi i Ulët, Cernicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë.
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...