Tentoi të kalojë kufirin me 15 kilogramë kanabis në veturë, Policia e arreston

08:02 | 17 Gusht 2020
A Z

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dje një shtetas shqiptar, pasi që i njëjti transportohente brenda mjetit 15 kilogramë kanabis.

I dyshuari ishte në radhët e atyre që prisnin në Kakavijë për të kaluar kufirin

shtetasi, banues në Lunxheri të Gjirokastrës, kishte përgatitur dokumentacionin e duhur për masat e reja greke antiCOVID me qëllimin për të kaluar pa problem kufirin.

Mjeti i tij u kontrollua nga efektivët e antidrogës në afërsi të Zervatit, pak kilometra nga kufiri i shtetit.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale