Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 172.630, prej të cilëve 1.095 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA’ja vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur me 56.004, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.532.270.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2.904.000 të infektuar ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 70.246.000.
Në renditjen e vendeve me më shumë raste SHBA’ja ndiqet nga Brazili me 3.317.832 dhe India me 2.600.164 raste.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 621.625 raste të konfirmuara. Kalifornia pasohet nga Florida me 569.637 dhe Teksasi me 556.969 raste.
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...