Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka mohuar se përpasja me deputetët e LDK-s ka të bëjë me çarjen brenda partisë.
“Absolutisht kjo s’ka të bëjë me LDK-n. Ka të bëjë me faktin që një deputet ka penguar mbarëvajtjen e seancës. Kur një deputet pengon mbarëvajtjen e seancës, sic e thashë, nuk është e drejtë. Dhe është detyrë e imja si kryetare e Kuvendit të marrë të gjitha masat në mënyrë që një gjë e tillë më të mos lejohet” – ka deklaruar Osmani.
Sa i përket rastit me deputetin e LDK-s Xhavit Ukaj, Osmani ka thënë se me këtë rast është duke u marrë policia.
“Deputeti në fjalë duhet t’i kuptoj pak më drejtë obligimet e tij si deputet i Kuvendit, për pjesën tjetër unë e di që s’pendohet, sepse, për fat të keq, nuk është hera e parë që kishte pas sjellje të tillë, në raport me institucionin. Në këtë rast, nuk është çështje personale, është në raport me institucionin, por me pjesën tjetër është duke u marrë policia, kështu që t’ia lëmë organeve hetuese të merren me të – ka thënë Osmani në “Indeks-Intervistë”.
“Ajo që dua të them është kjo: Nuk ka pas asnjë lëshim të vetëm në interpretimin e rregullores, kritikat që ia bëj vetes është që kam qenë më e butë se sa duhet me të” – ka deklaruar Osmani.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit në Kosovë kishte kandiduar për postin e kryeministrit kurse pas rrëzimit të qeverisë Kurti, partia e saj e ka përjashtuar nga të gjitha funksionet si përgjigje ndaj kundërshtimit të saj për të bërë koalicion me partitë e PAN-it.
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...