Gjilani ka vazhduar me stërvitje para debutimit në Evropa Ligë në ndeshjen preliminare kundër Tre Pennes.
Skuadra gjilanase ka mbajtur stërvitjet në gushën “Agim Ramadani-Katana”, ndërsa pas katër ditëve do e zhvillojë ndeshjen, shkruan portali arbresh.info.
Të pranishëm në stërvitje ishin edhe Arbër Prekazi dhe Edvin Kuç, të cilët u huazuan nga Ballkani për ndeshjet ndërkombëtare.
Gjilani përmes një postimi ka bërë me dije se skuadra ka vijuar stërvitjet së bashku me Prekazin dhe Kuçin.
“Gjilani vijon përgaditjet për takimin kundër Tre Pennes
Gjilan, 16 Gusht 2020-Futbollistët e skuadrës së Gjilanit, edhe sot (e diele) kanë vijuar seancat stërvitore, për takimin debutues në rundin preleminar në Europa Ligë kundër Tre Pennes.
Skuadra sot seancën stërvitore e mbajti në fushën e stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, ku vazhduan stërvitjen me ritme mjaft të larta, kur kanë mbetur edhe 4 ditë para ndeshjes në San Marino.
https://www.facebook.com/scgjilani/photos/pcb.701370727115613/701369357115750/?type=3&theater
Gjendja e futbollistëve është e mirë, ndërsa kuq e bardhëve në takimet ndërkombëtare i janë bashkangjtiur gjithashtu edhe mbrojtësi Arbër Prekazi dhe mesfushori Edvin Kuç, të cilët janë huazuar nga KF Ballkani.
SC Gjilani gjithashtu falemnderon klubin nga Suhareka, kF Ballkanin për bashkëpunimin duke lejuar huazimin e futbollistëve për ndeshjet ndërkombëtare të Gjilanit.
Gjilani, stërvitjet do ti vijoj edhe në ditët e ardhëshme, ku të mërkuren në mëngjes do të merr rrugën drejt San Marinos, për të zhvilluar këtë takim, i cili është programuar të zhvillohet me datë 20 gusht në Stadiumin Olimpik në San Marino, me fillim në ora 21:00″, ka shkruar Gjilani në Facebook./arbresh.info.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...