Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të dytë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
E për mos respektimin e këtij ligji, mund të dënoheni me gjobë prej 35 deri në 500 euro.
Pas pesë muajsh kur është propozuar, ky ligj morri shumicën e votave nga të zgjedhurit e popullit.
Pas miratimit të ligjit Anti-COVID, këshilltari i kryeparlamentares Osmani, Artan Murati, ka shkruar se gjithë ata që nuk i bartin maskat dhe nuk e mbajnë distancën sociale do të dënohen me nga 35 euro.
“Me hyrjen në fuqi të ligjit Anti-COVID, mos bartja e maskës dhe mos mbajtja e distancës dënohen me 35 euro. Policia ka autorizime të plota ligjore për veprim”, shkruan Murati në Facebook.
Gjithashtu edhe edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e përgëzoj kryetaren Osmani për propozimin e këtij ligji.
Tutje, deputeti tregoi se sipas ligjit të ri çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro. Ndërsa ai që nuk respekton ndalim-qarkullimin do të dënohet me 200 euro. E ai që nuk respekton izolimin do të dënohet me 500 euro.
“#mbajmaskë se tani kushton 35€, #mbajdistancë se kushton 35€ #respektondalimqarkullimin sepse-200€ #respektoizolimin se kushton 500€”, ka shkruar Avdyli.
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...
Në takimin për integrim evropian, Kurti flet për fondet mili...
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...
Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital