Atalanta dhe PSG do të hapin ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me formatin e ri që do të përdorët vetëm këtë vit, ku luhet me eliminim direkt.
Ndeshja e cila po mbahet në “Estádio da Luz” të Lisbonës, mirëpriti në fushën e gjelbër lojtarët e të dy skuadrave.
Ajo çfarë ra në sy te shikuesit pak para fillimisht të ndeshjes, gjatë kohës së hyrjes së lojtarëve në fushë ata u shoqëruan me një këngë të një artisteje shqiptare.
Bëhet fjalë për hitin “Don’t start now” të artistes Dua Lipa, e cila dy vite më parë kishte performuar live në hapjen e natës finale të Ligës së Kampionëve, që atë vit u mbajt në Kiev të Ukrainës.

Dua Lipa kishte performuar në natën finale të Ligëssë Kampionëve në
Megjithëse tribunat janë të zbrazura për shkak të pandemisë COVID-19, duket se organizatorët kanë zgjedhur një nga hitet e momentit në tregun ndërkombëtar të muzikës, për të argëtuar publikun pak para ndeshjes së Atalantas dhe PSG.
“Don’t start now” përndryshe është kënga më e suksesshme e Dua Lipës nga albumi i saj i fundit, “Future Nostalgia”, që ajo e nxori në shitje këtë vit. /Telegrafi/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...