Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të katastrofës së përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e fuqishme në Jemen është rritur në 174, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burimet e qeverisë njoftuan se 40 njerëz kanë vdekur vetëm në rajonet nën kontrollin e qeverisë në tri javët e fundit për shkak të kushteve të këqija atmosferike në vend.
Siç njoftohet, dy të tretat e atyre që humbën jetën ishin nga qyteti Marib në lindje të vendit, ndërsa përmbytjet kanë shkaktuar edhe të lënduar.
Më herët, rebelët Houthi gjithashtu njoftuan se 134 njerëz kanë vdekur dhe 124 janë lënduar për shkak të përmbytjeve në kryeqytetin Sana.
Shirat e dendur kanë shkaktuar pasoja tragjike në Jemen, vend i cili po vuan nga mungesa serioze e infrastrukturës.
Përmbytjet, të cilat ndodhën si pasojë e shirave të dendur në shumë qytete të vendit për disa javë, krahas viktimave, shkaktuan shkatërrim të plotë ose të pjesshëm të mijëra strehimoreve dhe shtëpive.
Rruga drejt Malit të Zi mbyllet për kamionë, qarkullimi për ...
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe ish-udhëheq...
Ambasada e Kosovës në Japoni organizoi pritje për Ditën e Pa...
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për t...